Lul Raka: Kur as COVID-i nuk arriti t’i bëjë bashkë partitë, s’e di se kush do t’i bëjë
Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19, ku qeveria mori disa masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusit. Qeveria kishte ndërmarrë disa masa, ku njëra prej tyre ishte edhe kufizimi i lëvizjeve, ku qarkullimi ishte bërë vetëm për raste urgjente. Shumë persona gjatë […]
Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19, ku qeveria mori disa masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusit.
Qeveria kishte ndërmarrë disa masa, ku njëra prej tyre ishte edhe kufizimi i lëvizjeve, ku qarkullimi ishte bërë vetëm për raste urgjente.
Shumë persona gjatë pandemisë kishin humbur vendin e tyre të punës, kështu duke thelluar krizën ekonomike familjare.
Ndërsa mikrobiologu Lul Raka ka thënë se një lloj i vonimit të tejkalimit të COVID-19 në Kosovë është edhe si shkak i situatës politike.
Po ashtu ai tha se rënia e Qeverisë Kurti 1 në pikën më të lartë të pandemisë ishte humbje e energjisë dhe në rast se spektri politik do të ishte bashkë, nuk do të kishte nevojë për zgjedhje e fushatë elektorale, dhe se do të kishte më pak raste të të infektimeve me COVID-19 dhe raste të vdekjeve.
“Në rast se spektri politik do të ishte bashkë, do të kishte dhënë shembuj të mirë dhe s’do të kishte nevojë që të kishim fushata e zgjedhje që të rrezikojmë atëherë edhe popullata do të ishte më lehtë që t’i respektojnë masat dhe do të kishte më pak raste dhe më pak vdekje.
Por, kjo luftë politike në një kohë të ndjeshme nuk e ka pasur vendin aty, prandaj kur as COVID-i nuk ka arritur që t’i bëjë bashkë këto parti, nuk e di se kush do të mund t’i bëjë bashkë”, ka thënë Raka.
Tutje, ai ka folur edhe për periudhën ku ai thoshte se “këto janë dy javët vendimtare”. Ai thotë se kjo ishte si shkas që ta mbajnë popullin me shpresë sepse sipas tij ka pasur njerëz që janë frikësuar nga COVID-19.