L’Opinion: Prokurorët e Speciales që kanë dorëzuar aktakuzën ndaj Thaçit janë amerikanë

Hashim Thaçi - Associated Press

Gazeta franceze L’Opinion në një shkrim të botuar të dielën rreth Gjykatës Speciale, flet për aktakuzën ndaj Presidentit Thaçi duke e cilësuar si të pashmangshme.

Në shkrimin e saj L’Opinion trajton historinë e themelimit të Gjykatës Speciale e deri te momenti i dorëzimit të aktakuzave.

“Nëntë vjet pas krijimit të saj nga Bashkimi Evropian, Gjykata Speciale për Kosovën (KSC) sapo ka ndërmarrë aktakuzat e para në Hagë. Pas Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila kryesisht ndejkte kriminelët serb të luftës, këtë procedurat kanë të bëjnë me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët u përleshën me ushtrinë dhe policinë e Slobodan Millosheviçit ndërmjet viteve 1998 dhe 1999. Lufta la më shumë se 13,000 të vdekur dhe 1.700 të zhdukur, kryesisht në mesin e kosovarëve. Por kishte edhe civilë serbë, romë dhe madje edhe shqiptarë, kundërshtarë ose rivalë të guerilëve. Akuzat kundër UÇK-së u regjistruan në vitin 2011 nga senatori zviceran Dick Marty në emër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai favorizoi një kriminalizim krejtësisht të ndryshëm, deri më tani asnjëherë të përmendur, atë të “trafikimit të organeve” të organizuar nga separatistët kosovarë” thuhet në shkrimin e L’Opinion.

LEXO EDHE:  Përvoja me shtetet e tjera, vë në dilemë Francën për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në Tetor 2011, John Clint Williamson ishte prokurori i parë i Gjykatës Speciale. Në fund të mandatit të tij, në korrik 2014, ai theksoi përgjegjësinë e palës shqiptare në përndjekjet e serbëve, romëve dhe kosovarëve që la të paktën 470 viktima – në formën e ndalimeve të paligjshme, përdhunimeve dhe vrasjeve. Por pretendimi për trafik organesh, gur themeli i raportit të Dick Marty, mbeti të argumentohet. Në mars 2018, David Schwendiman tha se : “Ne kemi 700,000 faqe dhe 6,000 video dëshmi. Mbetet që individët të përballen me provat”.

Më në fund, pasardhësi i tij Jack Smith, me ndihmën e ndihmësve të tij Alan Tieger dhe Alex Whiting, përfunduan me thirrjen e të dyshuarve dhe dëshmitarëve të parë në Hagë në fillim të vitit 2019. Që atëherë, rreth 150 ish-ushtarë të UÇK-së, shpesh “komandantë”, janë intervistuar. Thirrja e vet Presidentit të Republikës Hashim Thaçi u bë e pashmangshme, pasi…