Lirohet kosovari i arrestuar në Serbi, u ndalua për një kartelë të UÇK-së

27.11.2023

Kushtrim Bytyqi nga Fushë Kosova është ndaluar sot në pikën kufitare Serbi-Kroaci gjatë rrugës që vinte nga Gjermania në Kosovë. Bëhet e ditur se Bytyqi është liruar para pak minutash nga autoritetet serbe. Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Xhevdet Smakiqi. “Arsyeja e ndalesës së tij ishte se me vete e kishte kartelën […]

Lirohet kosovari i arrestuar në Serbi, u ndalua për një kartelë të UÇK-së Foto: Ilustrim

Kushtrim Bytyqi nga Fushë Kosova është ndaluar sot në pikën kufitare Serbi-Kroaci gjatë rrugës që vinte nga Gjermania në Kosovë.

Bëhet e ditur se Bytyqi është liruar para pak minutash nga autoritetet serbe.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

“Arsyeja e ndalesës së tij ishte se me vete e kishte kartelën e babait si veteran i UÇK-së” ka thënë Smakiqi.

Lajmin për lirimin e ka konfirmuar edhe vëllau i Kushtrimit, Çlirimi.

“Po vëllau është duke ardhur në shtëpi, është liruar” ka thënë ai për Indeksonline.