Çlirim Gashi
01.04.2019, 14:47

“Liria ka kuptim vetëm kur të ndëshkohen kriminelët”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar masakrën në Lubeniq të Pejës, ku kishin mbetur të vrarë 80 civilë të pa fajshëm, në mesin e tyre fëmijë e pleq, të cilët u vranë mizorisht.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar masakrën në Lubeniq të Pejës, ku shkroi se kryerësit e këtyre krimeve ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar.

“Sot kujtojmë dhe nderojmë rreth 80 civilë të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë e pleq, të cilët u vranë mizorisht 20 vjet më parë nga forcat ushtarake e policore në Lubeniq të Pejës. Dy dekada pas kësaj masakre dhe masakrave tjera, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar”, shkroi Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Sipas Limajt liria e Kosovës, e cila u arrit me shumë mund e sakrifica ka kuptim vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët, kryerësit e këtyre krimeve.

Po ashtu, Limaj bëri thirrje tek institucionet e drejtësisë, që të hetohet qdo masakër që është bërë në Kosovë.