Linja e autobusëve ka “trajnuar” mashtruesit social nga Kosova në Austri

02.08.2020

Kështu bëjnë të ditur mediat austriake duke iu referuar një raporti të policisë të cilët zbuluan një rast veçanërisht të paidentifikuar të mashtrimeve sociale. Sipas raportimeve edhe pse jetuan në Kosovë, ata morën përfitime sociale nga Austria. Për kontrollet dhe lajmërimet, ata thjesht i hypnin autobusit dhe vinin të lajmëroheshin. Ministri i Brendshëm Karl Nehammer […]

Linja e autobusëve ka “trajnuar” mashtruesit social nga Kosova në Austri Foto: Ilustrim

Kështu bëjnë të ditur mediat austriake duke iu referuar një raporti të policisë të cilët zbuluan një rast veçanërisht të paidentifikuar të mashtrimeve sociale.

Sipas raportimeve edhe pse jetuan në Kosovë, ata morën përfitime sociale nga Austria. Për kontrollet dhe lajmërimet, ata thjesht i hypnin autobusit dhe vinin të lajmëroheshin.

Ministri i Brendshëm Karl Nehammer (PVP), duke iu referuar aksionit të fundit të policisë tha se ka të bëjë me mashtrime sociale në një shkallë të gjerë. Sipas Ministrisë së Brendshme, të gjithë qytetarët kosovarë vodhën përfitime të papunësisë, përfitime minimale dhe shtesa familjare. Dëmi shkon “në qindra mijëra euro”, por meqë autorët u kapën, taksapagueve u kursyen miliona.

Dy autobusë po udhëtonin rregullisht në mes të Austrisë dhe Kosovës nga 2014 deri në 2015. Të paktën 1.000 njerëz u transportuan – gjatë 1,737 udhëtimeve me autobus, shkruan SuharekaOnline.

Mashtrimi ishte gjithnjë i njëjtë: Për shembull, disa njerëz ishin regjistruar në një adresë, dhe posa të vinte një ftesë nga zyra e punësimit, ky person informohej dhe udhëtonte për në Austri me autobus. Dhe jo vetëm kaq: pasi që kosovarët ishin gjithashtu të siguruar, për të zhdukur gjurmët bënin edhe vizita te mjeku etj. Dhe jo vetëm kaq, edhe dy shoferët e autobusëve ishin regjistruar si të papunë në Austri.