Ligji për pagat, VV:Po përgatiten listat dhe koeficientet për secilën pozitë

14.12.2021

Përcaktimi i pozitave dhe koeficienteve do të bëhet bazuar në kritere si në vijim: Vendi i punës – përshtatur nga rregullimi kushtetues dhe kriteret ligjore. Natyra e punës – bazuar në kompleksitetin e punës, specifikat, rëndësinë, rrezikshmërinë, dhe nivelin e vendimmarrjes. Kualifikimet – vitet e shkollimit, specializimet, certifikimet, licencimet dhe akreditimet tjera. Të nderuar qytetarë, […]

Ligji për pagat, VV:Po përgatiten listat dhe koeficientet për secilën pozitë Foto: SuharekaOnline

Përcaktimi i pozitave dhe koeficienteve do të bëhet bazuar në kritere si në vijim: Vendi i punës – përshtatur nga rregullimi kushtetues dhe kriteret ligjore. Natyra e punës – bazuar në kompleksitetin e punës, specifikat, rëndësinë, rrezikshmërinë, dhe nivelin e vendimmarrjes. Kualifikimet – vitet e shkollimit, specializimet, certifikimet, licencimet dhe akreditimet tjera.

Të nderuar qytetarë, ligji për paga do të bëhet bazuar në parimet dhe kriteret e sipërpërmendura dhe jo në bazë të ujdive, interesave të ngushta, apo vizioneve afatshkurtra.

Ne jemi të përkushtuar që ky ligj të ofroj zgjidhje afatgjate për zyrtarët publik dhe të kompensoj në mënyrë të duhur punën e zyrtarëve.

Hartimi i duhur, si dhe finalizimi dhe implementimi efektiv i këtij ligji do të kontribuoj rrënjësisht në profesionalizmin e Administratës Publike dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Grupi Punues pritet ta finalizoj draftin bashkë me listën përcjellëse në fund të vitit 2021, që do të thotë edhe 2 javë.

Pa asnjë dyshim ju siguroj që do të përfshihen të gjitha grupet e interesit dhe do të zhvillohen konsultimet publike në fillim të vitit 2022.

Posa të përfundojnë këto në fillim të muajit mars do ta procedoj ligjin për aprovim në kabinetin qeveritar.

Ju sigurojë që këtij ligji i është dhënë vëmendja e duhur dhe angazhimi maksimal i gjithë akterëve të përfshirë në përpilimin e tij.