Ligji për ndalimin e lojërave të fatit ende nuk ka shkuar tek Presidenti për dekretim

  • 03.04.2019, 16:50

Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit në tërë Kosovë, në një periudhë kohore për 10 vjet, por ky ligj ende nuk ka shkuar tek Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për dekretim.

Ky vendim erdhi pasi që ndodhën dy vrasje në vendin e punës në kazino, një në Suharekë dhe tjetra në Lipjan.

Por, ky ligj ende nuk u dërgua në Presidencë për dekretimin e tij.

Një gjë të tillë e konfirmoi për lajmi.net, zyra për informim e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërsa, Kuvendi i Kosovës ka afat 8 ditë që ta dërgojë këtë ligj tek presidenca.

Dhe nëse ky ligj dërgohet tek presidenca, atëherë Thaçi ka të drejtë të vendosë brenda 8 ditëve për dekretimin e atij ligji ose jo.

Por, nëse presidenti nuk jep përgjigje për këtë ligj, atëherë ky ligj konsiderohet si i dekretuar dhe shpallet në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ky ligj po kërkohet që të mos dekretohet nga Presidenti Thaçi, deklaroi Shoqata e Kompanive të Lojërave të Fatit, për arsye se rreth 5 mijë puntorë mbesin të pa punë.

Të tjera