Ligji për Gjykatën Speciale, veteranët sot dorëzojnë kërkesën për ndryshimin e tij

14.08.2020

Kanë kaluar pesë vite që kur Kuvendi i Kosovës i kishte dhënë dritën jeshile themelimit të Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë. Që nga ajo kohë mbi 200 ish pjesëtarë të UÇK-së janë ftuar dhe janë intervistuar si në cilësinë e të dyshuarit ashtu edhe në të dëshmitarit. “Organizata e Veteranëve të Luftës së […]

Ligji për Gjykatën Speciale, veteranët sot dorëzojnë kërkesën për ndryshimin e tij

Kanë kaluar pesë vite që kur Kuvendi i Kosovës i kishte dhënë dritën jeshile themelimit të Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë.

Që nga ajo kohë mbi 200 ish pjesëtarë të UÇK-së janë ftuar dhe janë intervistuar si në cilësinë e të dyshuarit ashtu edhe në të dëshmitarit.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë” shkruan Express.

Kujtojmë se pranë kësaj gjykate është dorëzuar aktakuza ndaj presdientit Thaçi dhe kreut të PDK-së Veseli, e cila ka afat deri në muajin tetorë që të konfirmohet nga prokurori i procedurës paraprake.

Etiketat

Ofertat e fundit