“Ligji i Pagave është për nivelizim, mos të prezantohet si ligj për rritje të pagave”

01.04.2022

Bislimi sot foli para Komisionit për Integrime Evropiane, ku tha se ky projektligj po vonohet pasi që po duan ta përpilojnë një ligj cilësor i cili nuk do të kthehej mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese si më parë. “Meqë po tentojmë të rregullojmë veprimet e administratës publike dhe kompensimin, që ka të bëjë me 85 mijë […]

“Ligji i Pagave është për nivelizim, mos të prezantohet si ligj për rritje të pagave” Foto: SuharekaOnline

Bislimi sot foli para Komisionit për Integrime Evropiane, ku tha se ky projektligj po vonohet pasi që po duan ta përpilojnë një ligj cilësor i cili nuk do të kthehej mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese si më parë.

“Meqë po tentojmë të rregullojmë veprimet e administratës publike dhe kompensimin, që ka të bëjë me 85 mijë zyrtarë, edhe me 1/3 e buxhetit të Kosovës, besoj se të gjithë duhet të jemi koshientë për rëndësinë që e ka ky dokument edhe nuk guxojmë me e leju luksin që të gabojmë andaj presioni si dhe m sille ma shpejt sille ma shpejt mendoj që nuk kontribuon në këtë drejtim të idesë së ndërtimit të një dokumenti kualitativ”.

“Ju e dini që e kemi sjellë një herë në Kuvend e keni masakru, është aprovu, Gjykata Kushtetuese ka kthy prapa. Nuk duam ta bëjmë gabimin e njëjtë”.

Bislimi tha se ky projektligj mund të rezultojë në rritje të pagave, porse qëllimi kryesor është rregullimi dhe nivelizimi i pagave në sektorin publik.

“Tek projektligji për paga, mendoj që janë dy elemente shumë me rëndësi”.

“Projektligji për paga nuk është projektligj për rritje të pagave – është projektligj për paga”.

“Nuk është mirë publikut me ia prezantu si narrativë që osht t’u ardhë një ligj që i rrit pagat”.

“Është duke ardhur një ligj që i nivelizon dhe i rregullon pagat, se nuk kanë qenë të rregulluara”.

“A ka me rezultu në rritje? Mbase po, mirëpo nuk është projektligj për rritjen e pagave, nuk është projektligj që kam e i zgjidhë problemet e rritjes eventuale të kostos së jetesës për arsye se projektligji për paga i rregullon vetëm pagat e 80 mijë punëtorëve, e jo të Kosovës. Kosova i ka 1.8 milion banorë, 340 mijë të punësuar, vetëm 80 mijë sosh janë në administratë publike, vetëm këtë pjesë e prek projektligji për paga”.

“Është mirë me i ikë kësaj narrative që qytetarët me e vlerësu që është një ligj që ‘na i zgjidh problemet e rritjes së kostos, por ja që qeveria po e vonon atë’”.