Ligji i Pagave duhet të pezullohet, nuk ka barazi

10.12.2019

Pas ankesave nga sindikatat e ndryshme në drejtim të Avoktatit të Popullit, ai vendosi që Ligjin për Paga ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, Ligji për Paga duhet të pezullohet nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu ai tha se me këtë ligj nuk ka barazi dhe se nuk ka arritur të […]

Ligji i Pagave duhet të pezullohet, nuk ka barazi Foto: Hilmi Jashari

Pas ankesave nga sindikatat e ndryshme në drejtim të Avoktatit të Popullit, ai vendosi që Ligjin për Paga ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, Ligji për Paga duhet të pezullohet nga Gjykata Kushtetuese.

Po ashtu ai tha se me këtë ligj nuk ka barazi dhe se nuk ka arritur të përmbushë kërkesat, janë një kategori që u shkelen të drejtat.

“Me këtë ligj nuk ka barazi. Ky ligj nuk ka arritur të përmbushur kërkesat, janë një kategori që u shkelen të drejtat. Janë mbi 15 mijë pozita që u shkelen të drejtat dhe pesë minj të tjerë në sistemin shëndetësor”, tha ai në televisioni publik.

Sipas Jasharit në ketë ligj ka shumë dallime. “Një ligj duhet të jetë i saktë dhe preciz”, tha ai.

Avokati i Popullit vlerësoi se kanë autorizime për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese për të pezulluar ligjin.