Lidhur me aksidentet e fundit në komunikacion, LDK kërkon debat parlamentar

19.03.2019

Ditëve të fundit, aksidentet me fatalitet janë bërë shumë aktive në Kosovë, ku së fundmi ndodhi një aksident me fatalitet në fshatin Duhël të Suharekës, ku mbetën të vdekur tre të rinjë, lidhur me këto ngjarje partia opozitare LDK ka kërkuar debat parlamentar. Gjatë një komunikate për media, Grupi Parlamentar i LDK-së, shprehi shqetësimet për […]

Lidhur me aksidentet e fundit në komunikacion, LDK kërkon debat parlamentar Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit, aksidentet me fatalitet janë bërë shumë aktive në Kosovë, ku së fundmi ndodhi një aksident me fatalitet në fshatin Duhël të Suharekës, ku mbetën të vdekur tre të rinjë, lidhur me këto ngjarje partia opozitare LDK ka kërkuar debat parlamentar.

Gjatë një komunikate për media, Grupi Parlamentar i LDK-së, shprehi shqetësimet për aksidentet që po përfundojnë me fatalitet, me lëndime trupore e me dëme materiale.

Në komunikatën për media nga Grupi Parlamentar i LDK-së, thuhet se rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion janë bërë si një dukuri shqetësuese për Kosovën.

Partia opozitare LDK theksoi se: “Kontrollimi dhe monitorimi i gjendjes teknike të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit tonë, bazuar në numrin në rritje të aksidenteve, është dëshmi se nuk po bëhet konform ligjeve të miratuara”.

Grupi Parlamentar i LDK-së, sot dorëzoi kërkesën për debat parlamentar, ku do të debatohet lidhur me aksidentet në komunikacion, të cilat po përfundojnë me vdekje, lëndime të rë rënda trupore dhe dëme materiale.

Në fund të komunikatës për media theksohet se: “Bazuar nga sa u tha më lartë, Grupi Parlamentar i LDK-së, ka dorëzuar sot kërkesën për debat parlamentar në të cilin do të debatohet lidhur me aksidentet në komunikacion që po përfundojnë me vdekje, lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale, mos respektimin e ligjeve të miratuara që rregullojnë fushën e qarkullimit në komunikacion, gjendjen teknike të automjeteve dhe trajnimin e shoferëve rinj”.