Bizneset Vende Pune Ofertat

Liberalizimi i vizave, mbi 500 qytetarë serbë të veriut pajisen me pasaportë të Kosovës

Liberalizimi i vizave, mbi 500 qytetarë serbë të veriut pajisen me pasaportë të Kosovës

15.11.2023 Lajme

Liberalizimi i vizave për Kosovën nga 1 janari, ka shtuar interesimin e qytetarëve serbë të komunat veriore për tu pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës. Vetëm në tre muajt e fundit, në katër komunat veriore të Kosovës, janë shpërndarë 531 pasaporta.

“Do ta marrë pasaportën e Kosovës dhe do të udhëtoj nëpër Evropë”.

“Po do ta marrë pasaportën e Kosovës gjatë këtyre ditëve”.

“Mua nuk më duhet më si shkak i moshës por të gjithë të rinjët duhet të paisen me pasaportë Kosovare”.

Përkundër interesimit në rritje për pasaportën e Kosovës, në mesin e qytetarëve serbë ka edhe të atillë që nuk duan të pajisen me të.

“Jo une e kam pasaportën e Serbisë. Nuk më duhet të udhëtoj pasi kam arritur në 63 vjet dhe nuk do ta ndërroj atë”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, vlerësoi se situata e sigurisë në këtë pjesë të vendit po shkon drejtë normalizimit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me pasaportën e Kosovës ishin pajisur vetëm 163 qytetarë serbë të veriut./RTV21

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
​Rritet interesimi i qytetarëve për pasaporta gjashtë javë para liberalizimit të vizave

​Rritet interesimi i qytetarëve për pasaporta gjashtë javë para liberalizimit të vizave

Në muajin e fundit është rritur numri i qytetarëve të cilët kanë shprehur interesim për t’u pajisur me pasaporta. Kjo për shkak se nga 1 janari i vitit të ardhëm, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Kërkesat për pasaporta janë rritur edhe nga qytetarët e pjesës veriore të vendit.

Numri i përgjithshëm i pasaportave të lëshuara në katër komunat veriore është 5 mijë 800.

Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj në një intervistë për kp ka bërë të ditur se numri i aplikantëve për pasaporta në Kosovës ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Ndërsa, për qytetarët në veri, Camaj thekson se një mijë persona kanë aplikuar më shumë për pasaporta, krahasuar me vitin e kaluar 2022.

“Serbët veç kanë fillua me i paraqitur kërkesat për pajisje me pasaporta dhe po thuajse numri është i dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. Në këtë vit janë 1.458 qytetarë që janë pajisur me pasaporta, ndërsa në vitin paraprak në vitin 2022 kanë 855, që do të thotë që sipas informacioneve ditore ne që i marrim nga zyrtarët tanë në veri, vetëm kanë filluar kërkesat me u shtua”, thotë Camaj.

Camaj theksoi se interesimi i qytetarëve për pasaporta ka të bëjë drejtpërdrejt me liberalizimin e vizave të parashikuar të nisë më 1 janar të vitit të ardhshëm.

“Në total në nivel vendi brenda muajit, e kemi bërë krahasimin me vitin e kaluar muajin e fundit, po tani janë shtuar kërkesat e qytetarëve për pajisjen me pasaporta, normal dihet për shkak të liberalizimit të vizave. Ne tashmë nga fundi i vitit edhe e presim diasporën dhe jemi të gatshëm dhe i kemi përfunduar të gjitha përgatitjet që t’ju ofrojmë shërbime më të mira më të shpejta dhe më cilësore. Dallimi i shifrave në mes viti të kaluar dhe të vitit të ardhëm, për muajin e fundit, në vitin e kaluar janë 7.300 qytetarë më shumë. Në muajin e fundit janë 25 mijë e 126 pasaporta të lëshuara, kështu që po vërehet se vetëm kanë fillua nga qytetarët mu rrit kërkesat edhe pse pothuajse kryesisht qytetarët të cilët kanë lëvizë nëpër vendet Perëndimore, megjithatë është një kategori e qytetarëve që s’kanë mundur me lëviz dhe tani e pret liberalizimin e vizave për lëvizje në vendet e Evropës. Në nivel vendi me pasaporta të Republikës së Kosovës janë të pajisur 1,747.876 persona, do të thotë është shifër që të bindë që qytetarët vetëm janë pajisur me pasaporta”, tha Cemaj.

Gjithashtu, Camaj u shpreh se Agjencia e Regjistrimit Civil ka mjaftueshëm materiale për të trajtuar këtë rritje të kërkesave dhe se janë të përgatitur për të shërbyer qytetarët brenda afateve kohore dhe në përputhje me ligjin.

“Ne kemi material të mjaftueshëm edhe me resurse njerëzore jemi përgaditur që t’i dalim në shërbim qytetarëve brenda afateve kohore dhe sipas ligjit që parashihet më së voni 15 ditë… Po ashtu siç e thash më parë dallon me shifra, muaji i fundit me muajin e viti të kaluar diku dallojnë rreth tetë mijë pasaporta më shumë”, thotë ai.

Ndërkaq, në katër komunat e veriut në vend, shifrat tregojnë se rreth pesë mijë pasaporta janë lëshuar për qytetarët. Megjithatë, sipas tij, kërkesat vazhdojnë të rriten ‘duke theksuar nevojën për një përgjigje efikase nga institucionet kompetente”.

“Në ofrojmë shërbime për qytetarë në veri, për të gjithë qytetarët që janë shtetas të Republikës të Kosovës, të gjithë ata të cilët kanë jetuar ilegalisht nuk e kanë bërë kërkesa për të pajisur me pasaporta është diçka tjetër, por ne kemi pajisur qytetarë në veri që kanë shfaq interesimin me pasur pasaporta të Republikës së Kosovës. Totali që janë pajisur me pasaporta në katër komunat veriore është diku 5 mijë e 800, që do të thotë se kërkesat janë shtua”, thotë ai.

Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në vendet e BE-së nga 1 janari i vitit 2024.

Kurti: Nuk do të zbrazet Kosova pas 1 janarit, nuk shkojnë qytetarët për azil ekonomik e politik sikur në vitet 90’ta

Kurti: Nuk do të zbrazet Kosova pas 1 janarit, nuk shkojnë qytetarët për azil ekonomik e politik sikur në vitet 90’ta

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet projekt-buxheti foli edhe për kritikat e opozitës për largimin e popullatës nga Kosova.

Kurti tha se ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës dhe se pas 1 janarit gjendja s’mund të ndryshojë sepse ata që hynë në shtetet e BE-së duhet të kthehen.

“Unë s’mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit.

E dini që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonën Schengen duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikur në të 90-tat për azil politik e ekonomik”.

Kurti tha se liberalizimi i vizave i ndihmon komunitetit të biznesit dhe studentëve.

Sfidë për bizneset, rreth 33% e punëtorëve do të emigrojnë gjatë vitit 2024

Sfidë për bizneset, rreth 33% e punëtorëve do të emigrojnë gjatë vitit 2024

Rreth një mijë biznese të anketuara nga Instituti Riinvest në Kosovë, kanë raportuar se 17.59 për qind e punonjësve të tyre i kanë njoftuar se do të emigrojnë gjatë vitit të ardhshëm.

Kështu të paktën u tha nga drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Alban Hashani në Forumin Ekonomik Vjetor, i cili në fokus ka ndërtimin e një modeli të ri për rritjen ekonomike, dinamikat e tregut të punës, e sfidat e tashme dhe të ardhshme në këtë fushe.

Ai tha se numri më i madh i kosovarëve që largohen nga vendi punojnë në ndërtimtari.

“Sektori i ndërtimit në Kosovë është më i prekuri sa i përket largimit të punëtorëve. Vlerësimet janë që 32.72 për qind e punëtorëve do të emigrojnë gjatë vitit të ardhshëm. Për të frenuar këtë trend, 79 për qind e bizneseve kanë rritur pagat e tyre dhe rritja e pagave ishte 22.23 për qind. Mbi një e treta e bizneseve raportojnë se do të vijojnë me rritjen e pagave, përderisa 24.5 për qind e tyre planifikojnë të përmirësojnë kushtet e punës”, shtoi ai.

Hashani tha se rekomandimi i tyre është qe të bëhet rishikimi i politikave ekzistuese ekonomike dhe politikave buxhetore në favor të investimeve kapitale.

Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë