Leximi i orëve të rrymës, KEDS njofton për një ndryshim

  • 30.09.2022
Leximi i orëve të rrymës, KEDS njofton për një ndryshim

KEDS-i ka njoftuar se ka vendosur në funksion përdorimin e pajisjes më të re teknologjike të këtij lloji, e njohur si UNITECH për leximin e njehsorëve elektrik.

Kjo pajisje zëvendëson pajisjen e vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim që nga viti 2014.

“Përparësi e kësaj pajisjeje, në krahasim me pajisjen e vjetër, është futja e të dhënave shtesë në sistemin Android të saj, leximi i numrit të njehsorit përmes barkodit, përdorimi i kamerës, përdorimi i dy sim-kartelave 2G, 3G dhe 4G, si dhe printeri me Bluetooth i lidhur ndaras me të”, thotë Flamur Kurtaj, menaxher për lexim, faturim dhe ndërrim të njehsorëve në KEDS.


Nga KEDS thonë se pajisjet UNITECH janë futur në përdorim pas trajnimit të stafit profesional për përdorimin dhe testimin e saj.

“E veçanta e kësaj pajisjeje është se, përveç që përkon me standardet më të larta teknologjike të këtij lloji, përmirëson dukshëm edhe cilësinë në shërbim ndaj konsumatorit përmes leximit të saktë dhe të shpejtë të njehsorit, gjithnjë duke i minimizuar në masë të madhe gabimet e mundshme që mund të ndodhin në raste të tilla.

Mbi të gjitha, detekton edhe keqpërdorimet e mundshme”, thekson komunikata.

“Veçori e rëndësishme e kësaj pajisjeje është cilësia dhe shpejtësia për të lexuar njehsorët elektrikë. Në rast të ndonjë keqpërdorimi të mundshëm në njehsor, pajisja posedon edhe kamerën për fotografimin e njehsorit, për çka, në rast të tillë, lexuesi informon personat përkatës në KEDS”, thotë z. Milazim Avdiu, Drejtor i Operimeve në KEDS.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë