Lëvizja VETËVENDOSJE! publikon grafikonin lidhur me importin e energjisë elektrike në Kosovë 2008-2023
Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë, ka pasur një varësi të lartë nga importet e energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e konsumatorëve të saj.
Në bazë të një grafikoni të publikuar nga LVV, shihen trendet e importit të energjisë elektrike në Kosovë në periudhën 2008-2023, me një fokus të veçantë në rolin e Serbisë dhe Sllovenisë si furnizues kryesorë.
Siç shihet nga grafi i publikuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Serbia ka qenë furnizuesi kryesor i energjisë elektrike për Kosovën gjatë gjithë periudhës së analizuar. Deri në vitin 2018, Serbia ka mbuluar pothuajse të gjithë importin e energjisë elektrike në Kosovë.
Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të ndjeshme të importit të energjisë elektrike nga Sllovenia. Kjo rritje ka filluar nga viti 2018 e tutje dhe ka arritur kulmin në vitet 2021 dhe 2022.