Lëvizja VETËVENDOSJE! paralajmëron zgjedhje të reja

17.01.2020

Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishin rifilluar në javën që lamë pas, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje. Më 15 janar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ia kishte bërë një ofertë Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje, duke kërkuar Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj […]

Lëvizja VETËVENDOSJE! paralajmëron zgjedhje të reja Foto: Ilustrim

Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishin rifilluar në javën që lamë pas, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Më 15 janar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ia kishte bërë një ofertë Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje, duke kërkuar Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për President të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.

Por, dje Lëvizja Vetëvendosje i dërgoi një letër Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku thuhet se ne nuk mund të kthehemi para 26 dhjetorit 2019, kur e keni refuzuar ofertën time për kryeparlamentar të LDK-së.

Ndërsa sot deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka paralajmëruar se mund të ketë zgjedhje të reja.

“Nëse për arsyeje që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi të qytetarët”, tha ajo për RTV21, duke rikujtuar se kanë dal të parët në zgjedhjet e 6 tetorit.