Lajme

“Lëvizja Vetëvendosje i ka 32 deputetë, s’lejojmë deformim rezultatesh”

Vendimi i djeshëm i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë ngjallur pakënaqësi në subjeket politike njëashtu edhe tek Lëvizja Vetëvendosje, madje kjo e fundit ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme.

Ndërsa deputeti i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi ka deklaruar se Albin Kurti do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës.

Sipas Abazit, Vetëvendosja është e para në listën e subjekteve më të votuar nga qytetari më 32 kuvendarë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e dyta e cila është votuar po ashtu për premtimin e ndryshimit të madh dhe përjashtimit të hajnisë dhe korrupsionit nga sistemi shtetëror qeverisës.

Haki Abazi ka theksuar se ky është verdikti i 6 tetorit 2019.

“Në fakt, këto zgjedhje ishin pastrimi higjenik i spektrit politik, njollat e mbetura pastrohen herën tjetër, sepse kanë që të thella dhe të moçme e nuk hiqen krejtësisht e plotësisht me pastrimin e parë”.

“Defektet e mundeshme të sistemit elektoral nuk munden të rregullohen duke e dëmtuar dhe deformuar verdiktin e sovranit pukërisht nga ata që kanë përdorur këtë sistem për ta mbajtur peng vendin. Sistemi elektoral duhet të minimizojë hapsirën për intervenim nga dora e njeriut por duke e bërë sistemin sa më të pavarur dhe automatik dhe jo duke bërë deformin dhe inxhiniering të rezultateve”, është shprehur ai. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.