Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje i dërgon LDK’së ofertën e fundit

Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë rifilluar në javën që lamë pas, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ndërsa dje Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti i ka dërguar mbrëmë vonë ofertën e fundit, Kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa.

Në këtë ofertë të cilën e ka siguruar Insajderi, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj, LDK do të ketë gjashtë ministri, VV, pesë, derisa minoritetet tri ministri.

Oferta nga Kurti tek Mustafa ka shkuar të hënën rreth orës 22:00.

Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt.

“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin LVV-së”, thuhet në propozim.

LEXO EDHE:  Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor: LVV 56 deputetë, PDK 18, LDK 18 dhe AAK 8

VV, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zv,kryeministri i 1-rë, nënkryetari i 1-rë i Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV.

Po ashtu VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President i cili sipas VV-së plotëson të gjitha kushtet dhe te gjitha kriteret kushtetuese.

“Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjedhet Presidenti, atëherë LDK do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim.

Që nga e enjtja e javës së kaluar, nuk ka pas më një takim LDK-VV. Pas këtij takimi të fundit të dy liderët e këtyre partive, ikën duke mos u prononcuar para medieve./Insajderi/