Përmes një mesazhi publik, lideri i VV, Albin Kurti, ka theksuar se VETËVENDOSJE! ka nisur si një lëvizje qytetare e ndërtuar mbi angazhimin e vullnetarëve dhe se kjo frymë vazhdon të mbetet thelbi i saj.
“Vullnetarët janë shpirti i fushatave tona, por edhe veçantia e tyre. Kontributi i çdonjërit, idetë kreative dhe energjia kolektive janë shtysa të fuqishme drejt fitoreve tona të përbashkëta”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Nga VV është bërë thirrje që të gjithë të interesuarit të regjistrohen si vullnetarë përmes platformës online: