Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK afër marrëveshjes

25.01.2020

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ndërsa partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, pas shumë […]

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK afër marrëveshjes Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndërsa partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, pas shumë përpjekjeve në dhjetra takime mes tyre.

Por siç duket takimi i djeshëm mes këtyre dy subjekteve politike ka ndryshuar disa qëndrime dhe se janë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se në takimin e mbrëmshëm që është mbajtur në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në periferi të Prishtinës, në Prapashticë, LDK dhe LVV kanë përafruar qëndrimet, duke lëvizura nga pozicionet e ngrira të paraqitura së fundmi përmes letërkëmbimit dhe videove.

Bëhet e ditur se palët tashmë kanë gjetur një zgjidhje kompromisi dhe pothuajse janë pajtuar lidhur me postin e Kryeparlamentarit dhe Presidentit.

Zgjidhja për postin e Kryparalentarit është gjetur përmes rotacionit.

Këtë post do të vazhdojë të mbajë Glauk Konjufca i LVV-së në dy vitet e ardhshme, kurse pas dy vitesh në këtë post do të vijë përfaqësuesi i LDK-së.

Gjithashtu LVV është pajtuar që LDK të propozojë kandidatin e saj për President të vendit në vitin 2021, kur presidentit Thaçi i skadon mandati./Telegrafi/