Lëvizja e lirë e bujqëve dhe fermerëve, këto janë dokumentet që ju duhen

Të nderuar bujq e fermer të Komunës së Suharekës, Ministria e Bujqësisë në këtë situatë pandemie ka mundësuar që fermerët të lëvizin lirshëm dhe atë:

Orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00.

– Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

i. Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit;

ii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar;

iii. Letërnjoftimin.

– Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë”, i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit. Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së KËTU. 

Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

i. Kopjen e Vërtetimit për lëvizje të lirë, të plotësuar dhe nënshkruar nga pronari i fermës;

ii. Kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të Fermerit, të fermerit që i ka punësuar;

iii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar, të fermerit që i ka punësuar;

iv. Letërnjoftimin personal të tyre;

RAPORTO