Lëvizin “gurët”, Thaçi viziton Mustafën në shtëpi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e tij.

Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të së mërkurës, ka mësuar Gazeta Express, nga burime të besueshme të saj.

Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Thaçit te Mustafa.

Presidenti i vendit në të kaluarën e ka vizituar Mustafën në shtëpinë e tij, kur ai ishte kthyer nga Gjermania, ku kishte qëndruar për shërim./Zëri/

RAPORTO