Nismën e kryetarit për peticionin i cili synon shfuqizimin e ligjit të Lojërave të Fatit, pa hezitim e ka mbështetur edhe PSD dega në Suharekë, është deklaruar Leonard Shala.
Si subjekte politike ne do të mbajmë kontakte edhe me deputetët e partive tona në mënyrë që të kërkohet shfuqizimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës.
Në rast se deputetët kanë mirëkuptim dhe votojnë pro shfuqizimit atëherë jemi në rregull, në rast se nuk e votojnë, atëherë pasojnë edhe veprimet tona të tjera të cilat janë në formë të protestave dhe ne nuk do të ndalemi në realizimin e këtij qëllimi, ka shtuar Shala.