Lejimi i dasmave dhe hapja e pishinave, Ministria thotë se duhet pritur ende!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ende nuk është marrë vendim për lejimin e dasmave, hapjen e pishinave dhe veprimtarive tjera ekonomike që ishin paraparë të hapen nga korriku.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, MSh-ja ka bërë me dije se çfarëdo vendimi lidhur me këto masa, do të kumtohet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftim, shkruan Express.

LEXO EDHE:  Itali, të gjithë personat që vijnë nga shtetet jashtë Shëngenit karantinë 2 javore

Ministria ka lutur qytetarët që informacionet t’i marrin nga burimi zyrtar.