Lehtësohet forma e rimbursimit të policave të sigurimit për diasporën

16.07.2022

Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se ka lehtësuar qasjen në rimbursim të policave kufitare, duke vendosur QR Code në policë. Tash e tutje me vetëm një skanim përmes telefonit qytetarët kyçen direkt në platformën e krijuar nga Ministria e Financave enkas për këtë çështje. Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ka thënë se vendosja e […]

Lehtësohet forma e rimbursimit të policave të sigurimit për diasporën

Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se ka lehtësuar qasjen në rimbursim të policave kufitare, duke vendosur QR Code në policë.

Tash e tutje me vetëm një skanim përmes telefonit qytetarët kyçen direkt në platformën e krijuar nga Ministria e Financave enkas për këtë çështje.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ka thënë se vendosja e QR Code në masë të madhe lehtëson qasjen në rimburimin e policave nga ana a bashkatdhetarëve tanë.

“Me vetëm një skanim përmes telefonit e që merr kohë më pakë se 20 sekonda bashkatdhetarët shumë lehtë kyçen në platformën e Ministrisë së Financave, e cila është krijuar enkas për rimbursim të policave nga Qeveria e Kosovës”, tha drejtori Mazreku.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen

“Ai më tutje ka bërë të ditur se e gjithë kjo ka ndodhur për t’iu ikur dezniformatave të ndryshme, keqkuptimeve e që ka qëllim të vetëm lehtësimin tej mase të mënyrës për të aplikuar për rimbursim”, thuhej në komunikatën e BKS-së.

Etiketat