Lehtësimi i masave anti-COVID, sot pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës

Gjatë ditës së djeshme kryetarët e komunave kanë mbajtur një takim virtual me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë COVID–19 me theks të veçantë për masat e reja kundër kësaj pandemie pas datës 27 shtator 2021.

24.09.2021 / Lajme

Lehtësimi i masave anti-COVID, sot pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës
Foto: Herolind Bytyçi / Hallka

Ministri Vitia në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tanishme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie. Ai tha se në këtë kohë kemi pasur shumë takime për të vlerësuar situatën aktuale me pandemi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia një ditë më parë bëri të ditur se nga e hëna, më 27 shtator do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19.


Ministri Vitia tha se masat pritet të miratohen të premten në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“IKSHPK konstaton se situata epidemiologjike me COVID-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve por megjithatë është akoma jo stabile, duke pasur parasysh se varianti Delta është dominues në qarkullim në Kosovë.

IKSHPK përkundër situatës rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa masave në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e COVID-19”, deklaroi ministri.

Masat e reja që pritet të miratohen sot nga Qeveria:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota,

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë: Qendrat tregtare; Call center; Gastronomia në ambientet e brendshme;  Dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.

– Aktivitetet  sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 për qind të kapaciteteve, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Në ambientet e jashtme deri në 30 për qind të kapaciteteve.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *