LDK-së i kërkohet koalicion me Albin Kurtin për kryeministër

LDK-së i kërkohet koalicion me Albin Kurtin për kryeministër
Taulant Krasniqi

04.08.2019 / Lajme

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kërkojnë ndihmën e Isa Mustafës dhe LDK’së që ta bëjnë Albin Kurtin kryeministër. Po thonë se nëse Isa Mustafa s’i ndihmon Kurtit të bëhet Shef i Qeverisë do të ndëshkohet me vota nga qytetarët.

Por nga LDK siç duket tani e kanë ndarë mendjen që kandidate për kryeministre në zgjedhjet e shtatorit ta propozojnë Vjosa Osmanin.

Pak orë pasi Isa Mustafa u rizgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nisën ofertat zyrtarë të ndryshëm nga Lëvizja Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm për formimin e Qeverisë së ardhshme.

‘Vallen’ e ofertave i pari e nisi, anëtari i VV’së, Yll Rugova. Ai në thirrjen e tij publike karshi LDK’së së Isa Mustafës, ka deklaruar se votuesit kosovarë po e rpesin një koalicion VV-LDK. Çdo devijim nga kjo pritje do të paralizohej me votë, shkruan Zëri.

“Qytetarët janë duke e pritur një bashkim të madh parazgjedhor, dhe ka gjasë që çfarëdo devijimi prej kësaj pritjeje historike kish me u penalizu me votë. #qeveriakurti”, ka shkruar Rugova, në një reagim në Facebook.

Pas Yllit, edhe një anëtare tjetër ka kërkuar të njëjtën gjë nga kryetari i rizgjedhur i LDK’së.

RAPORTO