LDK reagon ndaj mandatimit të Konjufcës: Veprim politik dhe propagandues

04.11.2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas caktimit të Glauk Konjufcës si mandatar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe pas takimit që kishte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

LDK reagon ndaj mandatimit të Konjufcës: Veprim politik dhe propagandues Foto: Ilustrim

Ai theksoi se LDK ka pasur plane për një Qeveri të Unitetit që do të trajtonte çështjet bazike dhe institucionale të vendit, por këto plane janë hudhur poshtë.

“Ne kemi pasur plane shumë më herët për një Qeveri të Unitetit, të përkohshme, që do të kalonte çështjet bazike, institucionale të Republikës së Kosovës. Edhe çështjen e buxhetit edhe çështjen e planit të rritjes edhe çështjet e krizave të vazhdueshme institucionale”, njofton LDK, përmes një postimi në Facebook.

Abdixhiku tha se ky plan është hudhur poshtë. Prandaj kundërshtimi ynë nuk është për emër, është përmbajtësor.

“(Vendimi i sotshëm i LVV-së) është vetëm veprim politik, propagandues dhe blerje kohe pa asnjë efekt politik në Republikën e Kosovës’’, ka thënë Abdixhiku.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More