LDK: Nuk jemi të detyruar të mbështesim Osmanin

08.01.2026

Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar në emisionin Debat Plus se partia e saj nuk ka detyrim të qëndrojë në sallë apo t’i japë mbështetje Vjosa Osmanit për një mandat të ri si presidente.

Ajo ka kritikuar Osmanin për, siç tha, njëanshmëri gjatë ushtrimit të detyrës.“Gjatë pesë viteve të fundit kemi parë një presidente që shpesh ka vepruar në mënyrë të njëanshme. Presidentja duhet të qëndrojë mbi partitë politike, të luajë rol unifikues dhe vendimet e saj të jenë në interes të vendit. Shpesh herë, vendimet e saj kanë favorizuar politikisht partinë në pushtet,” tha Lushaku-Sadriu.

Për këto arsye, LDK nuk e sheh si detyrë të marrë pjesë në sallë apo të japë mbështetje për një mandat të ri të Osmanit.

Foto: Jehona Lushaku Sadriu