Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e partisë.

Kryetari Isa Mustafa bashkë me Avdullah Hotin, Vjosa Osmanin, Arben Gashin, Ismet Beqirin dhe Haxhi Avdylin janë parë duke hyrë në takim.

Mbledhja e tyre vjen sot pasi Kuvendi i Kosovës caktoi që seanca për formimin e qeverisë të mbahet të hënën.

Në këtë takim pritet që të diskutohet për seancën e 3 shkurtit, ku pritet të votohet qeveria e re.

Kujtojmë se LDK e VV pas shumë takimeve ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.