14.08.2019, 16:20

LDK lë anash “inatet” me Vetëvendosjen, lëshon sinjale pozitive për koalicion

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë një postimi të gjatë në Facebook ka folur për të gjitha akuzat që ju kanë bërë atij dhe partisë së tij nga subjektet e tjera politike, por ai prap e ka lënë hapur një mundësi për koalicion me Vetëvendosjen edhe pse ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për postin e kryeministrit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përmendur mocionet që iu bënë atij përgjatë mandatit sa ishte kryeministër i Kosovës duke i kujtuar organizimin e mocionit të mosbesimit së bashku me Listën Serbe ndaj qeverisë së LDK-së. Po ashtu ai ka kujtuar koalicionin PAN për keq-qeverisjen në mënyrë të tmerrshme vendin për këto dy vitet e fundit. Ai përmendi edhe fillimin e pushtetit të tyre, ku veprimin e parë e bënë për të zhbërë Gjykatën Speciale, por dështuan.

Kryetari Mustafa në shkrimin e tij ka lënë që të kuptohet se ekziston mundësia një bashkëpunim mes LDK-së dhe VV-së.

“Dikush më quajti tradhtar, se kinse e shita një pjesë të territorit me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e ZI. Të tjerët brohoritën në protesta të dhunshme :”Isë, Isë argat i Serbisë”. I treti thoshte se i ka dorëzuar në Prokurori mbi 70 dosje për punën time sa isha Kryetar i Prishtinës. I katërti krekosej se isha frikacak dhe nuk kisha guxum të marr vendime të mëdha. Më emruan për ministër të Rrahman Morinës e më quajtën Putin. Ishin akuza trishtuese, por unë s’ua vura veshin, e lash të trishtohen trumbetuesit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

LEXO EDHE:  Punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” heqin dorë nga greva

Po ashtu Mustafa shkroi se: “Prandaj nuk kam komplekse që të bashkëpunoj, të bisedoj me kundërshtarët e djeshëm politik. Por, po vërej se po i pengon shumë ata që e kanë zhvatur Kosovën dhe ata që anash kanë duartrokitur këtë zhvatje. Ne bashkëpunojmë me subjektet tjera për Kosovën, në çështjet në të cilat nuk kemi dallime ose në ato që mund t’i kapërcejmë dallimet. Ata që ia duan të mirën Kosovës nuk kanë pse shqetësohen”.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Në fund të shkrimit Mustafa tha se jemi këta dhe këtu ku jemi. Ata që kanë shkelur partneritetin e dijnë përgjigjen. Me të tjerët ka hapësirë të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të gjejmë pikat që na bëjnë bashk, jo ato që na ndajnë.