Marrëveshja LDK kthehet te propozimi i vjetër, i kërkon VV-së pozitën e presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe pesë ministri

Takimi i fundit mes liderit të LVV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës u mbajt më 8 janar, por as në këtë takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ndërsa sot Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ia ka dërguar me shkrim Lëvizjes Vetëvendosje ofertën që e kishin bërë në mbledhjen e fundit, pra më 8 janar 2020.

Ku në këtë ofertë LDK ka kërkuar që t’i kthehet posti i kryetarit të Kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit, Në momentin që presidenti zgjedhet i propozuari nga LDK, atëherë VV-së do t’i kthehet kryetari i Kuvendit dhe se ministritë të ndahen 5 me 5.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, kanë deklaruar nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Vazhdon numri i madh i rasteve me Covid-19, sot 183 raste pozitive