LDK: Kosova po kalon në një situatë të vështirë, kërkohet qetësi dhe maturi

05.11.2020

Kryesia e Lidhjës Demokratike të Kosovës është mbledhur sot pas konfirmimit të aktakuzës së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale. Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se vendi po kalon në situatë të vështirë institucionale. Në një komunikatë për media LDK-ja thotë se situata e krijuar duhet të përballohet me qetësi dhe maturi. […]

LDK: Kosova po kalon në një situatë të vështirë, kërkohet qetësi dhe maturi Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Kryesia e Lidhjës Demokratike të Kosovës është mbledhur sot pas konfirmimit të aktakuzës së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se vendi po kalon në situatë të vështirë institucionale.

Në një komunikatë për media LDK-ja thotë se situata e krijuar duhet të përballohet me qetësi dhe maturi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi po kalon një situatë të vështirë institucionale, e cila, përveç se duhet të përballohet me qetësi dhe maturi, kërkon edhe unifikim e vendime të përgjegjshme politike dhe institucionale” thuhet në njoftim.

LDK deklaron se lufta e UÇK’së ka qenë e pastër dhe është zhvilluar për të ndaluar gjenocidin serb në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe është zhvilluar vetëm si mjet i fundit për të ndaluar dhunën sistematike, represionin dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë”, deklaron LDK.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, e bindur thellë se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur, apelon që insitucionet përkatëse të zbatojnë standardet më të larta për gjetjen e së vërtetës dhe të garantojnë një proces të drejtë dhe të ligjshëm”, thotë tutje LDK.