LDK kërkon zgjedhje të reja: Korrupsioni dhe nepotizmi e kanë pushtuar Kosovën

  • 08.04.2019, 13:50

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se vetëm zgjedhjet e reja në vend, i hapin rrugë krijimit të institucioneve legjitime, që mund të sigurojnë konsensusin e brendshëm politik dhe shoqëror.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se Kosova ështëp ushtuar nga korrupsioni dhe nepotizmi.

“Për aq kohë sa nuk ka konsensus të brendshëm politik dhe shoqëror në Kosovës, bazuar në parimet e Kushtetutës së Kosovës, nuk mund të ketë as dialog me Serbinë.

Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë akterët politik dhe institucional.

Ngrirja e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në po shkon në favor të veprimeve nepotiste dhe korruptive të partnerëve të PAN-it”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Ai ka përfunduar se zgjidhje për një gjë të tillë, janë vetëm zgjedhjet e menjëhershme.

Postimi i plotë:

Për aq kohë sa nuk ka konsensus të brendshëm politik dhe shoqëror në Kosovës, bazuar në parimet e Kushtetutës së Kosovës, nuk mund të ketë as dialog me Serbinë. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë akterët politik dhe institucional.

Ngrirja e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në po shkon në favor të veprimeve nepotiste dhe korruptive të partnerëve të PAN-it.

Politika e jashtme e Kosovës është jo ekzistente, plotësisht në defansivë, duke u munduar të parandalohet tërheqja e njohjeve. Vizita të rëndësishme në Kosovë pothuajse nuk ka fare, dhe as vizita jashtë të krerëve të institucioneve.

Vetëm zgjedhjet e reja i hapin rrugë krijimit të institucioneve legjitime, që mund të sigurojnë konsensusin e brendshëm politik dhe shoqëror. Qytetarët duhet ta thonë fjalën e tyre, sa më parë më mirë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe konsolidimin e shtetësisë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.


Të tjera