LDK ka thirrur mbledhje urgjente të kryesisë për nesër, kjo do të jetë tema kryesore

13.12.2019

Sot u zhvillua edhe takimi i radhës me liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e që ky takim zgjati mbi 2 orë, por nuk pati ndonjë marrëveshje mes këtyre dy partive. E që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar mbledhje urgjente të kryesisë të partisë për nesër, ku temë kyçe e […]

LDK ka thirrur mbledhje urgjente të kryesisë për nesër, kjo do të jetë tema kryesore Foto: Kryesia e LDK-së

Sot u zhvillua edhe takimi i radhës me liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e që ky takim zgjati mbi 2 orë, por nuk pati ndonjë marrëveshje mes këtyre dy partive.

E që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar mbledhje urgjente të kryesisë të partisë për nesër, ku temë kyçe e diskutimit do të jetë marrëveshja për koalicion me partinë e Albin Kurtit.

Një gjë tillë pas përfundimit të takimit mes dy liderëve të këtyre dy partive, e ka konfirmuar edhe LDK-ja duke njoftuar zyrtarisht se anëtarët e Kryesisë së saj do të tubohen të shtunën në selinë e partisë, në orën 11:00.

Po ashtu nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se në mbledhjen e nesërme do të diskutohen zhvillimet e fundit për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Tema kryesore do të jetë ndërtimi i koalicionit të mundshëm”, ka thënë shkurtimisht Veliu për Insajderin.

Kujtojmë se të dyja palët janë dakorduar të takohen më shpesh deri në arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.