Ndonëse takimet mes Kurtit e Mustafës do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, por posti i Presidentit është kjo pozitë e cila mund ta lë të pa nënshkruar koalicionin mes LDK-së dhe VV-së.
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka potencuar se do ta votojë Qeverinë e re me Kryeministër Albin Kurtin.
Por sipas Avdylit, Lëvizja Vetëvendosje në krye me Kurtin duhet t’i jap LDK-së zotimin për postin e Presidentit, ku mandati i Presidentit Thaçi përfundon në vitin 2021.
Nëse nuk ka ndonjë zotim të tillë atëherë sipas tij Qeveria e re në krye me Kurtin nuk do ta ketë mundësinë ta kryejë mandatin katërvjeçar, por do t’i dal problem i madh për postin e Presidentit qysh pas një viti.
Kujtojmë se dje në orën 17:00 u takuan krerët e këtyre partive me qëllim që të arrihet një marrëveshje, por as në takimin e djeshëm nuk u arrit ndonjë marrëveshje duke thënë se do të vazhdohen takimet edhe ditëve në vijim deri sa të arrihet një gjë e tillë.