Takimi është planifikuar të mbahet në orën 17:00, në hotelin “Venus” përgjatë magjistrales Prishtinë–Ferizaj.

Sipas njoftimit të partisë, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje dhe të përcjellin fjalën hyrëse të kryetarit Lumir Abdixhiku në fillim të mbledhjes, ndërsa pjesa tjetër e punimeve të Këshillit do të vazhdojë me dyer të mbyllura.

“Sot (e hënë), në orën 17:00 mbahet mbledhja e radhës së Këshillit të përgjithshëm të LDK-së. Mbledhja mbahet në hotelin ‘Venus’. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit ku kryetari Abdixhiku mban fjalën e tij, pastaj Këshilli i përgjithshëm vazhdon punimet”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Pritet që gjatë këtij takimi të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet e partisë për zgjedhjet e ardhshme si dhe çështje të brendshme organizative të LDK-së.