Koalicioni LDK-ja kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës ose pushtetin 60-40

Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se nuk po i pëlqen oferta e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje të cilën mbrëm i ka dërguar Albin Kurti, Isa Mustafës përmes së cilës propozonte rritjen e numrit të ministrive.

Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda LDK-së se do ta refuzojnë këtë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje. Pasi sipas tyre kjo nuk është asgjë tjetër pos rritje e posteve.

Në LDK insistojnë se pushteti ekzekutiv, duhet të jetë 60-40 në favor të këtij subjekti ose dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

Ndryshe, takimet mes Kurtit e Mustafës kishin filluar javën që lamë pas, por nuk arrit ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Fillojnë të dalin pagesat prej 170 € nga Pakoja Emergjente
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.