09.09.2019, 23:30

LDK-ja iu gëzua ftesës së Speciales për Haradinajn

Visar Ymeri nga PSD, ka thënë se LDK-ja iu gëzua ftesës së Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale.

“Kryeministri Hardinaj e ka pranu që vendimarrja t’i kthehet Kuvendi  në dallim me Isa Mustafën kur na sjelli Zajedinicën në Kuvend me 25 gusht dhe tha qe ku e keni hajde ta kqyrim çka po bahet dhe kjo ka nxitë përplasje”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Tutje, Ymeri ka thënë se LDK iu gëzua ftesës së Haradinajt nga Specialja.

“Ramush Haradinaj ka dhanë dorëheqje për  mos me shku si kryeministër para Gjykatës Speciale, ndërsa ne e dimë që LDK-ja i ka fërku durtë për ftesën nga Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  E njoh pavarësinë e Kosovës, por nuk them ‘Bac u kry’

Ymeri po ashtu ka kritikuar edhe Lëvzjen Vetëvendosje.

“Kur e kanë marrë pushtetin ën Komunën e Prizrenit nuk e kanë njekë të njejtë procedurë, VV në fjalë është shumë e rreptë kur vjen puna me vepru këta ngecin kta janë msu vetëm me folë jo me vepru”, ka thënë ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.