Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk kanë diskutuar për kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka thënë se në ditët e ardhshme beson që kjo çështje do të mbyllet.

“Ne ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje më strukturat tona të partisë, besoj qe në ditët e ardhshme do të përmbyllet kjo çështje, shpresoj që edhe vendimi do te bëhet publik i Gjykatës Kushtetuese dhe mandej hyjmë në afate kushtetuese të cilat duhet t’i respektojmë”, tha Hoti.

Hoti ka thënë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme ne këtë kohë pandemie do të jetë sfidë.

“Organizimi i zgjedhjeve në kohë pandemie vërtetë ka me qenë sfidë por tani ky është vendim që nuk diskutohet dhe ne duhet të bëjmë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe të gjitha institucionet përkatëse që janë përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, do ta kenë mbështetjen e plotë edhe te qeverisë, edhe institucioneve tjera për të organizuar zgjedhje të lira e demokratike”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës dje ka nominuar për kryeministër, kryetarin në detyrë të kësaj partie, Enver Hoxhaj.