LDK-ja do ta largojë AAK-në nga Qeveria, do ta marrë PDK-në

18.08.2020

Kështu ka deklaruar ish ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i ftuar në Kanal10. “LDK-ja do ta largojë AAK-në nga Qeveria dhe do ta marrë PDK-në, drejt së cilës partia e Isa Mustafës është afruar me dy hapa, sepse nuk kanë dashur të ofrohen direkt në fillim, për shkak të premtimeve që nuk bëjne […]

LDK-ja do ta largojë AAK-në nga Qeveria, do ta marrë PDK-në Foto: Ilustrim

Kështu ka deklaruar ish ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i ftuar në Kanal10.

“LDK-ja do ta largojë AAK-në nga Qeveria dhe do ta marrë PDK-në, drejt së cilës partia e Isa Mustafës është afruar me dy hapa, sepse nuk kanë dashur të ofrohen direkt në fillim, për shkak të premtimeve që nuk bëjne koalicion me PDK-në”, ka deklaruar Konjufca.

Sipas tij, LDK-ja për këto veprime, duke përfshirë edhe prishjen e koalicionit me VV-në, do ta paguajë koston elektorale.

Konjufca në vazhdim është shprehur se, LDK-ja ka keqpërdorur qëndrimet e të dërguarit të presidentit të SHBA, Donald Trump, Richard Grenell.