15.08.2019, 18:44

LDK “insiston”: Albin Kurti të përkulet para varrit të Ibrahim Rugovës

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e besojnë se Kurti do të tregojë nivelin e tij intelektual dhe politik dhe të nderojë familjen e ish-presidentit Rugova, njëkohësisht të përkulet tek varri i tij.

Deputeti Naser Rugova, tha se ‘meqenëse kreu i VV’së kishte bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit boshnjak, Alija Izetbegovic, është e pashmangshme të mos e vlerësoje arkitektin e Pavarësisë së Kosovës’.

‘Unë dua të besojë se kryetari i Vetëvendosjes, Z.Kurti nëse ka bo homazhe pranë varrit të Alija Izetbegovicit, atëherë është e pashmangshme dhe joracionale që të mos e bëjë nderimin dhe të mos e vlerësojë kontributin e madh të ideatorit dhe arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova’, tha ai në emsionin Frontal, në T7.

LEXO EDHE:  SBASHK-u paralajmëron grevë të përgjithshmenë shtator nëse mbyllen shkollat në Kamenicë

‘Z.Kurti e ka të qartë këtë dhe e ka nivelin edhe politik edhe intelektual që ta dëshmojë këtë’, shtoi Rugova.

Rugova tha se nëse LDK-VV janë fitues të zgjedhjeve, Kurti së bashku me kryeministrin/en e ri/re do të shkojnë për nderime te familja e Rugovës dhe ajo e Jasharëve.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!