Në komunën e Dragashit kanë votuar gjithsej 13 mijë 486 votues, ku partia fituese është shpallur LDK-ja edhe pse me këtë komunë qeverisë PDK’ja.

LDK-ja ka fituar me një rezultat të ngushtë kundrejt PDK-së, derisa VV-ja ka dalur e treta.

Lidhja Demokratike e Kosovës prin e para me 3659 vota. Ndërsa PDK’ja e ndjek LDK-në me 3397 vota. Derisa VV’ja si e treta ka 1392 vota.

E në përqindje i bie se LDK-ja ka fituar me 29,01% të votave. Ndërsa, PDK’ja ka fituar 26,93%, derisa VV’ja me vetëm 11,03%.