LDK ia kujton Albin Kurtit: E diela po afron, ofertën tonë e ke në tavolinë

23.01.2020

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së u diskutua rreth koalicionit të mundshëm me VV-në, ku pas mbledhjes në një konferencë për media lidershipi i LDK-së, Isa Mustafa tha se deri në fund të kësaj jave ose të arrihet marrëveshja ose jo. Ndërsa për t’ia kujtuar Kurtit këtë “porosi” është kujdesur Gazmend Muhaxheri nga […]

LDK ia kujton Albin Kurtit: E diela po afron, ofertën tonë e ke në tavolinë Foto: Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së u diskutua rreth koalicionit të mundshëm me VV-në, ku pas mbledhjes në një konferencë për media lidershipi i LDK-së, Isa Mustafa tha se deri në fund të kësaj jave ose të arrihet marrëveshja ose jo.

Ndërsa për t’ia kujtuar Kurtit këtë “porosi” është kujdesur Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja, i cili ka thënë se e diela nuk është ultimatum për liderin e Vetëvendosjes, por afati i fundit që ai të reflektojë, karshi ofertës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij oferta e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është shumë korrekte dhe si e tillë nuk do të ndryshojë.

Muhaxheri për ‘RADIO 1’ ka komentuar edhe praninë amerikane në Kosovës duke thënë se një veprim i tillë është domethënës edhe për ndërtimin e qeverisë.

Muhaxheri ka konfirmuar se as sot nuk ka pasur zhvillime sa i përket takimeve apo kontakteve Mustafa-Kurti.

“Ne mbetemi në qëndrimin tonë. Nuk ka lëvizje dhe reflektimi i përket tani z.Kurti, ai është mandatr dhe ashtu duhet të sillet. Oferta jonë mbetet dhe është shumë korrekte. Unë nuk kam dhënë ultimatume e as nuk po jap, por se deri të dielën e kemi caktuar në mënyrë që nëse nuk ka marrëveshje me ne, atëherë të ketë kohë për negociata të tjera. Mos ti humbë koha Kurtit.”-shtoi Muhaxheri.