Gjatë ditës së sotshme është arritur marrëveshja për formimin e koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së.

Ministritë të cilat do t’i takojnë LDK-së në Qeverinë e Re të Kosovës janë këto: Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, Ministri për Arsim Shkencë dhe Inovacion, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkaq, tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e ministrave nga dy partitë që do të jenë nën udhëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti.

Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane.

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka

Ndërkaq, më herët edhe Kryesia e LDK-së ka miratuar edhe listën me gjashtë ministrat e kësaj partie që do të jenë pjesë e qeverisë Kurti.

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ndërsa zëvendëskryeministra do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së dhe Haki Abazi i VV-së.

LDK-ja do të udhëheqë Kuvendin.  Edhe pse emri i Vjosa Osmanit u miratua në Kryesinë e LDK-së, siç raportohet ajo nuk e do karrigen e Kryetarit të Kuvendit por atë të MPB-së, që tani për tani është vendosur emri i Agim Veliut.

Ndërsa, IndeksOnline po ashtu mëson se lista tashmë e propozuar për ministra nga Lidhja Demokratike të Kosovës, është dërguar tek mandatari, Albin Kurti.