LDK i reagon Lajçakut: Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk mund të ndryshohet për kurrfarë Asociacioni

Pas deklatratës së Miroslav Lajçak i cili tha se “Kushtetuta nuk është Bibël – Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin”, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Beqiri përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka reaguar duke thënë se  Kushtetuta e Kosovës nuk mund të ndryshohet për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk mund të ndryshohet për kurrfarë Asociacioni. Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj për këtë çështje, asgjë përtej kësaj. Ajo mund të ndryshohet, plotësohet, por jo asnjëherë, për ta rrezikuar dhe humbur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, shkruan Beqiri.

“Tjerat janë llafe, dëshira që nuk bënë dhe nuk mund të realizohen. Si Deputet, Kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane, nuk kam të drejtë e as mandat as unë dhe askush tjetër për diçka të tillë, kjo thjeshtë është e papranueshme”, shkruan tutje ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.