LDK i jep një lajm të keq VV: Në zgjedhje hyjmë të vetëm, nuk ka koalicion

LDK i jep një lajm të keq VV: Në zgjedhje hyjmë të vetëm, nuk ka koalicion
F K

05.08.2019 / Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës po thotë se janë shumë të vendosur që si e vetme të hyjë në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Kosovë.

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova i ka thenë Lëvizjes Vetëvendosje që nuk do të këtë koalicion, pasi kjo e fundit po dëshiron me çdo kusht të shkojë në zgjedhjet e reja si koalicion me këtë parti.

Vetëvendosje pas shumë tentimeve dhe afrimeve që ka bërë gjatë këtyre ditëve me anë të deputetëve dhe përfaqësuesve të saj, duket se nuk i kanë kryer punë që ta bindin LDK’në për një koalicion të mundshëm.

“Mendoj që subjektet e mëdha politike duhet të shkojnë të vetme në zgjedhjet e parakohshme të cilat siç duket janë të pashmangshme, pastaj kualicionet të vinë pas zgjedhjeve sepse mendoj që koalicionet parazgjedhore janë jo parimore, pra nuk po u mbahen edhe aq shumë parimeve të cilat i kanë apo kanë pasur”, tha Rugova për Blicin.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të hyjë në një koalicion me PDK’në, këtë e ka thënë edhe Isa Mustafa para dy ditësh me rastin e fjalimit të tij pas rizgjedhjes si kryetar i kësaj partie

RAPORTO