Janë bërë gati një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, por ende nuk ka asnjë rezultat përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe se ky “problem” po e zvarritë edhe formimin e qeverisë.

Ndërsa Avdullah Hoti i cili është udhëheqës i grupit punues të LDK-së për negociata me Vetëvendosjen, tha se shumë shpejt do të përmbyllen edhe diskutimet mes këtyre dy grupeve punuese për një koalicion qeverisës, pasi që në zgjedhjet e 6 tetorit, fituese e këtyre zgjedhjeve doli Lëvizja VETËVENDOSJE! e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Po ashtu Hoti tha se mes këtyre dy subjekteve politike ka përafrime të madhe, të cilës mbetet që lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe VV-së, Albin Kurti që t’ua japin vulën përfundimtare të marrëveshjes.

Hoti nuk ka përjashtuar mundësinë që në muajin nëntor të formohet qeveria e re dhe të konstituohet Kuvendi, por ‘hatri’ i këtij të fundit po i mbetet te KQZ-ja që po e zvarrit tash e gati një muaj procesin e numërimit të votave.

“Është e pakuptimtë kur qytetarët e vendit që pas një procesi zgjedhor më 6 tetor që u vlerësua që është i rregullt dhe në përputhje me standardet demokratike, institucionet përgjegjëse tash për të proceduar atë rezultat zgjedhor dhe për të shpallur atë rezultat zgjedhor gati një muaj bëhet dhe nuk janë në gjendje të nxjerrin rezultatin, të nxjerrin vullnetin e qytetarëve, që ta certifikojnë vullnetin e qytetarëve”, thotë Hoti./Kp