Lidhja Demokratike e Kosovës në Suharekë ka dal bindshëm fituese e zgjedhjeve në krahasim me partitë tjera.

4093 vota është diferenca me partinë e kryetarit aktual të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj – AAK që qeverisë me Suharekën e cila ka marrë vetëm 5408 vota.

“Urime Suharekë! Falenderim dhe mirënjohje për secilin qytetarë për mbështetjen masive që treguat sot. Vazhdojmë së bashku në fitoret e reja! ” thuhet në urimin e LDK-së.

Përndryshe Kosova të dielën ka mbajtur zgjedhjet e lira parlamentare.