Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LDK-së, ndërsa pas kësaj mbledhje zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa gjatë një konference për media ka bërë të ditur se janë unik në qëndrime.

Po ashtu ai ka folur edhe rreth mundësisë së arritjes të një koalicioni për bashkëqeverisje me VV-në, i cili ka thënë se është e nevojshme që palët të bëjnë kompromise.

“Ne jemi unik në qëndrime. Kemi përafrime me VV’në. Takimet do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes. Do të vazhdojnë negociatat deri në arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje. Nuk kemi barrikedime. Jemi duke biseduar që së bashku të arrijmë deri në një marrëveshje”, ka thënë Mustafa, raporton Express.

I pyetur se a do të arrihet marrëveshja sot në takimin mes liderëve të këtyre partive, Besian Mustafa ka thënë se kjo mbetet të shihet.