LDK do të merr pjesë në votimin për presidentin e vendit

30.03.2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se pas një diskutimi të hapur kanë marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit dhe LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin kushtetues e të marr pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e […]

LDK do të merr pjesë në votimin për presidentin e vendit Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se pas një diskutimi të hapur kanë marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit dhe LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin kushtetues e të marr pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve.

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe cfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, tha Abdixhiku.

“Në takimin e parë kam diskutuar me zonjën Osmani dhe zotri Kurtin, dhe në takimin e dytë jam takuar vetëm me pretendenten për presidente.Në takimin me zonjën Osmani kemi takuar mbi dialogun, mbi rendin kushtetues dhe garancitë që i njëjti të ruhet me fanatizëm, kemi diskutuar për lidhjet tona me miqt tanë strategjikë, për ruajtjen e shtyllave kryesore të shtetit tonë të ri.Kemi diskutuar për pozitën apartiake të zonjës Osmani, detyra e tillë plotësohet dhe merr kuptim nga ushtruesi i saj. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë”, tha tutje Abdixhiku.